Modë

Zbulohet data e vërtetë e martesës së Gjikos dhe Elitës

Lajmi se dyshja e famshme po bëhen prindër, pushtoi mediat gjatë javëve që lamë pas.

Ndonëse një gjë e tillë nuk u konfirmua zyrtarisht asnjëherë as nga reperi Asdren Gjikolli e as nga e fejuara e tij Elita Rudi, burime pranë çiftit e deklaruan të kundërtën.

Ata po presin një bebe e së shpejti edhe martesa po troket!

Prive nga burime pranë çiftit ka zbuluar se dyshja martohen me datë 21 shtator!

Megjithatë, deri më tani ata kanë arritur ta mbajnë plotësisht të fshehtë vendin se ku do të mbahet dasma, duke mos e lënë këtë detaj të kuptohet.

Siç mëson Prive, ftesat e dasmës nuk janë shpërndarë ende megjithatë njerëzit e afërt të dyshes e kanë konfirmuar se ata po martohen me 21 shtator.

Image
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com