Teknologji

WhatsApp me mundësinë e listimit të shokëve, ja si ta shfrytëzoni

Whatsapp me përditësimin e ri, i cili do arrijë së shpejti, do iu mundësojë që të rreshtoni shokët tuaj, ashtu që ju mund të vendosni atë që dëshironi në krye të listës
Megjithatë, ekzistojnë disa procedura që duhet ndjekur për t’i listuar ata të parët.

Personat me të cilët komunikoni vazhdimisht do të kenë mundësi më të madhe për t’u vendosur në krye të listës, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, nëse injoroni mesazhe nga persona të caktuar, atëherë ata do të listohen si të fundit.

Megjithatë është pak më e komplikuar se kaq, për shkak se ajo që dërgoni ndikon edhe në renditje, sipas WABetaInfo. Bisedat që kanë shumë multimedia, siç janë fotot dhe videot, do të kenë një shans më të madhe që të listohen si të parat.

Thirrjet gjithashtu do të ngrijnë lart individët me të cilët ndërveproni.

Renditjet do të përcaktohen nga aplikacioni juaj i telefonit në nivel lokal, kështu që informacioni nuk do të dërgohet në WhatsApp për përpunim.

WABetainfo njofton se funksioni është duke u testuar vetëm për përdoruesit e “iPhone”.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com