Modë

Vajza e Paul Walker feston 20 vjetorin e lindjes, ja si duket ajo pesë vjet pas vdekjes së aktorit

Meadow Walker po feston ditëlindjen e 20-të.

Vajza e vetme e aktorit të ndjerë Paul Walker, tashmë është bërë njëzet vjeçare.

Meadow ishte vetëm 15 vjeçe kur babai i saj ndërroi jetë në një aksident tragjik me veturë, në fund të nëntorit të vitit 2013.

Ajo ka qenë në vëmendjen e mediave pas vdekjes së të atit, ndërsa tani ajo ka mbushur njëzet vjeç dhe nuk është më ajo vajza e vogël që e mbani mend që pesë vite më parë, përcjell Gazeta Express.

Meadow është mjaft aktive në Instagramin e saj, ku edhe poston shpesh dedikime për të atin.

Ndërsa tani ajo ka ndarë me ndjekësit e saj edhe disa fotografi nga festa e ditëlindjes, ndërsa vërehet se është bërë një bionde e mrekullueshme./Gazeta Express/

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com