ZONA

Ushtrimet fizike në mot të ftohët ju ndihmojnë të digjni më shumë dhjam

Ju mund të hidhëroheni nga fakti se stinës së verës po i vjen fundi, por rënia e temperaturave faktikisht mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë dhjam kur stërviteni.

Krejt kjo falë një peptidi që gjendet në muskujt tonë e që quhet sarcolipin, apo SLN.

Shkencëtarët veçse e kanë ditur se aq më i lartë që është funksioni i SLN-së në trup. Aq më i ulët rreziku për të vuajtur nga obeziteti. Ata gjithashtu e kanë ditur se SLN mund të aktivizohet nga ushtrimet fizike.

Por, tani shkencëtarët kanë zbuluar se temperaturat e ftohta gjithashtu mund ta aktivizojnë SLN-në në trup.

Pra, thënë më thjesht, ushtrimet fizike në mot të ftohët ju ndihmojnë ta maksimizoni funksionin e SLN-së dhe, rrjedhimisht, ta maksimizoni sasinë e kalorive që i digjni. /Telegrafi/

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com