Modë ZONA

Tayna numëron sukseset e 2018-ës

Tayna është reperja e re shqiptare që debutoi në skenë gjatë këtij viti.

Me vetëm tre këngë në repertorin e saj, Tayna ka arritur të tregohet shumë e suksesshme, shkruan lajmi.net.

Ishte kënga “Columbiana”, njëherësh projekti i saj i parë, që bëri të njihet emri i saj në estradë.

Përmes një fotografie të postuar në InstaStory, ajo ka treguar sukseset e këtij viti, në të cilin debutoi në muzikë.

Bëhet fjalë për shifrën e klikimeve që kanë arritur projektet e saj, “Columbiana” me 20 milionë, “Shqipe” me 13 milionë dhe e fundit “Fake”, që u publikua dy ditë më parë dhe ka arritur shifrën 1 milionëshe. /Lajmi.net/

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com