ZONA

Si ngjasoi fjalimi i Vuçiqit me atë të Millosheviqit (Video)

Përmendjen e Millosheviqit nga Aleksandar Vuçiq në fjalimin që e mbajti të dielën në Mitrovicë, për një profesor universitar dhe një ish-deputet të viteve ’90-ta, tregon se politika serbe e sotme nuk dallon shumë me atë të para 20 vjetësh.

Derisa, për pjesën tjetër të adresimit të presidentit serb, ata kanë qëndrime të ndryshme.

“Millosheviqi ishte lider i madh. Qëllimet i kishte më të mirat por rezultatet i patëm të këqija’, tha Vuçiq në Kosovë.

Pavarësisht këtyre lëvdatave Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë tha se fjalimi i tij nuk mund të krahasohet assesi me ato të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në Fushë Kosovë e Gazimestan.

Me këtë po pajtohet edhe profesori universitar nga Kosova Milazim Krasniqi.

Megjithatë me këtë nuk pajtohet ish-delegati i Kuvendit të Kosovës në vitet e 90’ta Nazmi Kelmendi.

Derisa shton se përmendja e Millosheviqit nga Vuçiqi tregon se politika serbe tashmë nuk ka ndryshuar me ato të para rreth tri dekadave.

Në këtë pjesë mendimet e profesorit Milazim Krasniqi pajtohen me ato të ish-deputetit kosovar.

“Glorifikimin e figurës së Millosheviqit me çka tregoi se është vazhdimësi e asaj politike. Pastaj glorifikoi Rusinë duke e shprehë si aleat strategjik. Deklaroi se është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO po ashtu tha se Serbia nuk do ta njoh kurrë Kosovën”, tha Krasniqi për Klan Kosovën.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com