ZONA

Si në filmia i riu nga Bosnja zbret me veturë shkallëve, për t’i ikur policisë që po e ndiqte nga pas (Video)

Një adoleshent që ishte prapa timonit ka arritur t’i ikë policisë që po e ndiqnin nga pas – dhe këtë e arriti duke u lëshuar nëpër shkallët e qytetit.

Një lëvizje të tillë kemi pasur rastin ta shohim shpesh në filma të Hollywood-it, por jo edhe në realiteti siç ka ndodhur me këtë të ri nga Bosnja i cili me veturën Peugeot 205 pa u menduar dy herë zbriti shkallëve derisa policia po e ndiqte, transmeton Telegrafi.

Kjo skenë është krahasuar më filmin “The Italian Job”, ku ky djalosh nga Banja Lluka la me gojëhapur policinë por edhe kalimtarët e rastit kur vendosi me veturë të zbret shkallëve.

Siç raporton Mirror, 19-vjeçari që po ndiqej nga policia nuk kishte patentë shoferë, ndërsa policia nuk ka informacione se në cilin drejtim kishte ikur.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com