Kuzhinë

Si ato të dyqaneve, por pa sheqer: Toptha Raffaelo, shumë më të shëndetshme

Do t’i përgatitni lehtë, por edhe do t’i hani shpejt.

Përbërësit:

– 300 g djathë kremoz,
– 50 g mjaltë,
– 2 lugë qumësht pluhur,
– 2 lugë vaj kokosi,
– 120 g miell kokosi,
– 30 lajthi të pjekura.

Përgatitja:

Djathin, mjaltin, vajin e kokosit, qumështin pluhur dhe 100 g miell kokosi bashkoni në një enë.

Më së miri është që t’i bashkoni me duar, sepse përbërësit do të homogjenizohen plotësisht dhe do të keni përbërjen nga e cila lehtë do të bëhen topthat.

Pastaj me lugë të vogël ndahen pjesë – pjesë, brenda çdo pjese qitni nga një lajthi dhe formoni topthin.

Rrotulloni në pjesën e mbetur të miellit të kokosit, transmeton Telegrafi.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com