Teknologji

Shfaqen pamjet e para të iPhone-it të lirë për këtë vit, iPhone Xc (FOTO)

sikur tani kemi disa detaje të reja të rrjedhura të iPhone 6.1 inç, që njihet si iPhone i lirë për këtë vit. Imazhet nga Twitter tregojnë telefonin me katër ngjyra dhe madje edhe një emër – ‘iPhone Xc’.

Imazhet erdhën nga llogaria e Ben Geskin, duke treguar telefonat nga këndet e ndryshme në ngjyrë të kuqe, të bardhë, blu dhe rozë. Këto fotografi janë vetëm të “modeleve prototip” dhe jo të telefonit të përfunduar, njofton Tech Advisor.

Rrjedha gjithashtu konfirmoi madhësinë e telefonit në 6.1 inç që përfshin një ekran LCD. Emërtimet e serive më të reja të iPhone kanë qenë prej kohësh në diskutim, por përsëritja e shtesës ‘C’ sigurisht që do të kishte kuptim, pasi vjen nga seria iPhone C që ishin telefona të bazuar në iPhone 5 por që ofronin një alternativë më të lirë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, të gjitha këto detaje janë ende të pakonfirmuara. Do të na duhet të presim deri të mërkurën, kur Apple do të lansoj telefonat zyrtarisht, në ngjarjen e tyre tradicionale të shtatorit në Cupertino, Kaliforni.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com