ZONA

SHBA, i dënuari me vdekje jeton më shumë se gjykatësit e tij, dhe kuriozitete të tjera tejet interesante

Kur Eduard I i Anglisë po kthehej nga kryqëzata e nëntë në vitin 1272, mësoi se i ati kishte vdekur, dhe se ai ishte bërë mbreti i ri i Anglisë. Çuditërisht, në vend se të kthehej në shtëpi për t’u kurorëzuar, Eduardi vazhdoi një udhëtim të qetë në Itali dhe Francë për gati 2 vjet, dhe zbarkoi në Angli vetëm në vitin 1274.

Aktori Robin Uilliams ndoqi shkollën Xhiliard, por e la pas vetëm një viti, pasi profesori i tij, një aktor dhe producent i njohur, i tha se nuk kishte asgjë që të mund të mësonte nga ajo shkollë, dhe që ai

nuk e dinte ende.

Qumështi i balenës ka një përmbajtje të lartë yndyre në nivelin 30-50 për qind, dhe ka shpesh ngurtësinë e një paste dhëmbësh.

Uill Parvis, që u dënua për vrasje në 1894, dhe e kishte pretenduar gjithmonë se ishte i pafajshëm, i

tha jurisë së tij se do të “jetonte më gjatë se sa shumica e tyre”. Dhe në fakt ai i mbijetoi një varje, u ri-burgos, dhe përfundimisht u fal dhe u lirua. Ai vdiq në vitin 1938, tre ditë pasi kishte vdekur një nga anëtarët e jurisë së dikurshme qe kishte dhënë për të dënimin kapital.

Vëllezërit Rajt, arritën të flutonin me një aeroplan, ndërtimi i të cilit kushtoi vetëm 1000 dollarë. Në garën për të kryer fluturimin e parë të njeriut, ata mundën Samuel Lenglin, sekretar i ‘Smithsonian’, qe dështoi të realizojë një fluturim të suksesshëm, pavarësisht se kishte në dispozicion një fond prej 50 mijë dollarësh të dhëna nga qeveria amerikane.

Kolosi i Rodosit, një nga Shtatë Mrekullitë e botës së lashtë, qëndroi më këmbë vetëm për 50 vjet.

Vite, para se të shkatërrohej nga një tërmet. Rrënojat e saj tërhoqën më shumë vizitorë, sesa statuja origjinale, para se të riciklohej më në fund për skrap.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com