ZONA

Rock grupi nga Suedia këndon ‘Xhamadani Vija Vija’ në koncert

Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur në Rahovec.

Më 7,8 dhe 9 shtator është mbajtur festivali i vjeljes së rrushit, “Hardh Fest”. Aty kanë performuar shumë artistë e grupe, vendorë e të huaj, përveç aktiviteteve tjera.

Një nga performuesit ka qenë edhe grupi Madman’s Choice nga Suedia. Madman’s Choice është një grup i rockut suedez.

Ata megjithatë e kanë përgatitur një befasi për publikun. E kanë mësuar këngën e famshme shqiptare “Xhamadani Vija Vija” dhe e kanë performuar live për publikun, duke qenë edhe një nga momentet më kulmore të festivalit.

Ndiqeni videon për më shumë:

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com