ZONA

Prekëse, vëllai i paralizuar çohet e vallëzon në dasmën e motrës

Një video prekëse ishte bërë hit në internet, që shfaqte një burrë të ri duke vallëzuar me motrën e tij në dasmën e saj, pas aksidentit me veturë që e la atë të paralizuar.

Videoja prekëse shfaq Nikola Raguz duke u çuar nga karroca e tij me ndihmë dhe më pas duke vallëzuar ngadalë përreth sallës me motrën e tij Matea Raguz-Papac.

Nikola ia doli që ta bënte vallëzimin deri në fund, duke lënë shumë njerëz në lot, transmeton Gazeta Express.

Nikola, 23 vjeç, nga Mostari në Bosnjë, mbeti i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit të tij pas një aksidenti me veturë.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com