ZONA

Policia e Kosovës në pritje të urdhrit për ta ndaluar Cecën

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatovic e njohur si “Ceca” ka paralajmëruar koncert në Veriun e Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë thirrje që Policia nuk duhet lejuar hyrjen e këngëtarës serbe në Kosovë.

Koncerti i Cecës në Kosovë po cilësohet si provokim në kohën kur ka tensione të mëdha në mes Kosovës dhe Serbisë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për sanksionime ekonomike ndaj Serbisë dhe Bosnjës duke vendosur taksë 100% për të gjitha produktet e këtyre shteteve që importohen në Kosovë.

Ballkani.info ka kontaktuar me zëvëndës komandantin në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti i cili tha se pengimi i hyrjes së Cecës në Kosovës nuk është në kompetenca të Policisë Lokale.

“Duhet të merrni deklaratë nga Policia Qëndrore, ne nuk kemi kompetenca në mbikqyrje te kufijve”, tha Hoti.

Më pas Ballkani.info ka kontakuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili potencoi se duhet leja nga Ministria e Punëve të Jashtmne për ndalimin e këngëtarës serbe për të hyrë në Kosovë.

“Për këte çështje merr vendim Ministria e Jashtme e cila duhet të jetë e kordinuar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ne ende nuk kemi marrur asnjë urdhër. Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe vepron konform autorizimeve ligjore që ka”, tha Daut Hoxha.

Sportistë dhe artistë të tjerë nga Serbia më parë kishin tentuar të hynin në Kosovë pa lejen e institucioneve përgjegjëse në Kosovë. Provokimet serbe në injorimin e shtetësisë së Kosovës kanë qenë të vazhdueshme.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com