ZONA

Piloti që mori pjesë në dy luftëra botërore, u angazhua në kapjen e Panço Villas, si dhe vrasjen e “King Kongut” (Foto/Video)

Explorues, hero i luftës, regjisor dhe pionier i kinemasë, Merian C. Cooper, aventurieri që krijoi “King Kong”-un, ishte njeriu i cili mbante në shpinë një përvojë të rrallë jetësore, përvojë që vetëm aventurierë të tillë do të mund ta përjetonin.

“Pamjet nuk mund të merren nga një tavolinë ekzekutive”, kishte deklaruar Cooper, dhe ai bëri më shumë se vetëm të fliste – ai “doli në shëtitje” në qoshet e largëta të globit, me një kamerë filmike, në një epokë kur ato qoshe ishin me të vërtetë të panjohura.

I magjepsur që nga fëmijëria me tregime të aventurës kërcënuese për jetën dhe vendbanimet ekzotike, Cooper u zhyt përsëri dhe përsëri në ekspedita të vështira që e çuan në vendet e “paprekura” nga njeriu modern.

Merian C. Cooper dhe bashkëshortja e tij, Dorothy Jordan, në Nju Jork, kur u kthyen nga Evropa, më 22 gusht 1934. Cooper ishte regjisor i filmit dhe gruaja e tij një aktore.

Që nga koha kur ishte i ri, Merian C. Cooper donte të ishte një aventurier, një dëshirë që e shtyri atë drejt gazetarisë, Gardës Kombëtare, aviacionit ushtarak, pjesëmarrës në dy luftëra botërore dhe në vrasjen kinematike të karakterit filmik “King Kong”.

Gjatë asaj kohe, ndër shumë aventura të tjera, ai mori pjesë edhe në ngjarje historike, siç mund të ishte edhe kërkimi për Panço Villan.

Kush ishte Panço Villa?

Lindur më 5 qershor të vitit 1878, në San Juan del Rio, Meksikë, Panço Villa nisi si një bandit i cili u frymëzua më vonë nga reformatori Francisco Madero, duke e ndihmuar atë për të fituar Revolucionin meksikan.

Pas një grusht shteti nga Victoriano Huerta, Villa formoi ushtrinë e vet për të kundërshtuar diktatorin, me më shumë beteja të tjera më pas, pasi lidershipi meksikan mbeti në një “gjendje fluksi”. Ai u vra më 20 korrik të vitit 1923, në Parral, Meksikë.

Pancho Villa: Historia e njeriut që filloi jetën e banditit që në moshën 16 vjeçare dhe më pas u bë një lider revolucionar (Foto)Pancho Villa: Historia e njeriut që filloi jetën e banditit që në moshën 16 vjeçare dhe më pas u bë një lider revolucionar (Foto)

Me rolin e tij të ri si mbrojtës i shtëpisë së tij, ai qëlloi me armë një njeri që po e ngacmonte një nga motrat e tij më 1894.

Ai iku, duke kaluar në arrati në male. Ndërsa atje, ai u bashkua me një grup të arratisurish dhe u bë bandit.

Doroteo Arango Arámbula (5 qershor 1878 – 23 korrik 1923), i njohur më mirë si Francisco ose “Pancho” Villa, një gjeneral i Revolucionit meksikan.

Në vitin 1910, ndërsa ende jetonte si i arratisur, Panço Villa u bashkua me kryengritjen e suksesshme të Francisco Maderos kundër diktatorit meksikan Porfirio Díaz.

Dhe betejat e tij nuk përfunduan këtu.

Fakti që pjesa më e madhe e “aktiviteteve” të Villa-s ishte në kufirin verior solli revolucionarin në qendër të vëmendjes së mediave që mbulonin ngjarjet në Meksikë.

Çuditërisht, banditi i cili dikur fshehu praninë e tij dhe ndryshoi emrin e tij për të shmangur vëmendjen, u pa duke pranuar, madje me dëshirë për tu fotografuar.

Ai u vra tri vjet më vonë më 20 korrik 1923, në Parral, Meksikë.

Jeta e Cooper si pilot ushtarak

Kur ishte gjashtë vjeç, ai lexoi një libër nga një eksplorues francez që udhëtonte në Afrikë dhe ai ishte i lidhur me idenë e aventurës.

Kjo gjë e nxiti më shumë dëshirën e tij, kështu që ai mori një vend në një shkollë ushtarake si pilot në Georgia dhe u diplomua në kohë për të shkuar në Francë për Luftën e Parë Botërore.

Ai u bë një pilot bombardues, por u qëllua mbi Gjermani dhe u deklarua i vdekur derisa oficerët amerikanë mësuan se ai kishte mbijetuar dhe ishte marrë në robëri.

Por, siç duket ai nuk e kishte përfunduar misionin e tij në Evropë, kështu shumë shpejt shkoi në Poloni si një kapiten, duke marrë pjesë në Luftën Polake-Sovjetike.

Ai formoi një skuadron të ri, me vullnetarë nga Franca. Burrat panë një luftim të zgjatur dhe Cooper vetë u qëllua dy herë.

Herën e dytë, ai u kap nga sovjetikët dhe u dërgua (për herë të dytë) si një i burgosur i kampit të luftës, përcjell Telegrafi.

Pas dy përpjekjeve, ai u arratis me sukses dhe u shpërblye për shërbimin e tij të luftës me dekorimin më të lartë të Polonisë.

Ideja për “King Kongun”

Pas kthimit në një Amerikë, Merian C. Cooper u bë një producent dhe shkrimtar filmash, duke punuar në disa klasike kinematografike, duke përfshirë “King Kong”-un e vitit 1933. Ai madje luajti një nga pilotët e filmit.

Cooper kishte thënë se ai kishte filluar të mendonte për “King Kong”-un pasi kishte parë një ëndërr në të cilën një bandit gjigant po terrorizonte New York Cityn.

Kur u zgjua, ai regjistroi idenë dhe vendosi ta përdorte për një film.

Ai fillimisht kishte menduar që si “protagonistë” të kishte një gorillë gjigante e cila do ta luftonte një dragua ose ndonjë kafshë tjetër, por zbuloi se teknika e gërshetimit që ai donte të përdorte nuk do të jepte rezultate realiste.

Njëzet filmat më të shtrenjtë në histori (Video)Njëzet filmat më të shtrenjtë në histori (Video)

Megjithatë, Cooper kishte nevojë për një studio prodhimi për filmin, por njohu koston e madhe të filmit, veçanërisht gjatë Depresionit të Madh.

Kështu, Cooper ndihmoi David Selznick të bashkohej me RKO Pictures, e cila po luftonte financiarisht.

Selznick u bë nënkryetar i RKO dhe kërkoi nga Cooper që të bashkohej me të në shtator 1931, megjithëse ai kishte prodhuar vetëm tre filma deri më tani në karrierën e tij.

Pas kësaj, Cooper filloi të punonte si një asistent ekzekutiv në moshën tridhjetetetë vjeçare.

Dhe ai e ngriti zyrtarisht idenë për “King Kong”-un në dhjetor të vitit 1931.

Pak kohë më pas, ai filloi të gjejë aktorët, edhe pse skenari nuk ishte ende i plotë. Skenari u dorëzua në Cooper në janar të vitit 1932.

Në versionin 1933 të “King Kong”, Cooper dhe bashkë-drejtori Ernest B. Schoedsack shfaqen në fund, duke pilotuar avionin që përfundimisht vret “King Kong”-un.

Jeta pas “King Kongut”

Lufta “trokiti” përsëri, kur SHBA-ja hyri në Luftën e Dytë Botërore.

Kështu, Cooper u kthye në shërbim si kolonel dhe u dërgua në Indi, ku ai shërbeu si ekspert logjistik për sulmin Doolittle, sulmin legjendar nga bombarduesit kundër Tokios në vitin 1942.

Sipas një biografie, Cooper ishte babai i përkthyesit polak dhe shkrimtarit Maciej Słomczyński.

Ai u martua me aktoren e filmit Dorothy Jordan më 27 maj 1933. Ata mbajtën martesën e tyre një sekret nga Hollivudi për një muaj përpara se të raportohej nga gazetarët. Ai pësoi një atak në zemër më vonë atë vit.

Ai donte të eksploronte teknologji të reja si prodhimet televizive me ngjyra 3-D.

Cooper vdiq nga kanceri më 21 prill 1973, në San Diego. Hiri i tij ishte i shpërndarë në det me nderime të plota ushtarake. /Telegrafi/

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com