Modë

Personazhet VIP krenarë me rezistencën që iu bë sot Vuçiqit në Drenicë

 Kosova ka qenë e mbushur me ngjarje dhe tenisione politike lidhur me situatën aktuale të vendit.

Ishin banorët e Drenicës ata të cilët barrikaduan magjistralen Skënderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në fshatin Banjë.

Ata bllokuan dy rrugët kryesore që qojnë për në këtë fshat, dhe me urdhërin e Policisë së Kosovës, vizita e presidentit serb u anulua.

Një ngjarje e tillë sa e tensionuar dhe me polemnika, ka ngjallur edhe ‘kënaqësi’ dhe krenari te shumë shqiptarë.

Përjashtim nuk bëjnë as personazhet VIP, disa prej të cilëve publikuan në rrjetet sociale imazhe, duke treguar se sa krenarë u ndjenë sot me rezistencën që u bë në Drenicë.

Ish-Miss Kosova, Diana Avdiu, ishte e para e cila në InstaStory sot publikoi një fotografi të realizuar para shtatores së Adem Jasharit në Skënderaj, me ç’rast edhe ka treguar se sa krenare është ndjerë me gjestin patriotik të drenicasve sot.

Foto: Diana Avdiu/Instagram

Reperi i njohur me prejardhje nga Presheva i ka të shpeshta reagimet ndaj situatës politike në vend. Sot ai shkruajti në InstaStory për sfidën e vazhueshme me të cilën Kosova përballet, ndërsa nuk ka munguar edhe flamuri kombëtar për të treguar krenarinë e ndjerë me situatën e sotme.

“Eh Kosovë, kurrë s’tu nda gazepi”, ka shkruar Gold AG në këtë fotografi.

Foto: Gold AG/Instagram

Edhe i biri i Ilir Shaqirit, këngëtari që i ka kënduar luftës shumë, Korab Shaqiri, gjithashtu mbushet me ndjenja krenarie dhe patriotizmi në situata të tilla.

Në InstaStory, Korabi bëri një shkrim gjithashtu, ku ka përmendur në veçanti kulturën e Drenicës, duke e shquar si trevë e cila e bartë një gjë të tillë.

“Po ku ka më kulturë se sa në Drenicë, në vendin e luftës, rezistencës dhe të krimeve makabre të policisë dhe ushtrisë Serbe, akoma jetojnë të qetë e të lumtur minoriteti serb! Për çfarë kulture po flisni o zotëri i nderuar?”, janë fjalët e Korab Shaqirit.

Foto: Korab Shqiri/Instagram

Përndryshe, ngjarja e sotme në Drenicë ka krijuar një jehonë vërtetë të madhe mediatike si në Kosovë, ashtu edhe Serbi

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com