ZONA

Për të thyer rekordin e kinezit, burri nga Arabia Saudite duroi pickimet e 20 mijë bletëve (Foto)

Një burrë nga Arabia Saudite ka mbuluar fytyrën dhe gjithë trupin me bletë, në tentim që të thyej rekordin botëror me numrin më të madh të bletëve në trup.

Zuhair Fatani, kishte vështirësi t’i duroj pickimet e bletëve në trup, megjithatë ai ia arriti që t’i mban mbi 20 mijë bletë, transmeton Telegrafi.

Rekordin për numrin më të madh të bletëve që e ka mbajtur është kinezi Ruan Lianming, i cili njëherit mban rekordin në Librin Guiness.

Sipas librit të rekordeve Guiness, mbajtja e bletëve në trup praktikohet që nga shekulli i 19-të, ndërsa viteve të fundit shumë njerëz kanë tentuar ta thyejnë rekordin e kinezit Lianming. /Telegrafi/

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com