Modë

PAS DASMËS SË FSHEHTË, RONA NISHLIU ZBULON VENDIN PËRRALLOR TË MUAJIT TË MJALTIT

Edhe pse askush nuk dinte asgjë për lidhjen e dashurisë së Rona Nishliut, këngëtarja i surprizoi të gjithë me martesën e saj të papritur të shtunën mbrëma. Në një ceremoni tërësisht private, çifti i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar kështu lidhjen e tyre. Ndonëse këngëtarja ende nuk ka zbuluar asnjë foto nga dasma, të gjithë e panë Ronën e mrekullueshme me fustan të bardhë, falë postimeve të grimierit dhe stilistes së saj.

Menjëherë pas dasmës, Rona dhe Flori, bashkëshorti i saj, janë nisur drejt një prej ishujve më të bukur të Italisë, për muajin e mjaltit. Këngëtarja ka postuar në Instastory disa foto dhe video nga Isola Bella, në Siçili – një vend përrallor, ndër më të adhuruarit e më luksozët.

Duke treguar disa pjesë të ishullit përmes videove, Rona duket edhe vetë e mrekulluar nga natyra mahnitëse e këtij vendi.

Isola Bella është një prej ishujve më të vizituar të Italisë së Veriut.

Ai ndodhet rreth 400 metra larg Stresas dhe mund të arrihet vetëm për disa minuta nga Verbania, Baveno, Stresa dhe Arona.

Ishulli është një thesar natyror i mrekullueshëm që është bërë edhe më shumë me ndërhyrjen e njeriut. Isola Bella ka qenë gjithmonë një nga atraksionet e preferuar të vizitorëve të liqenit Maggiore. I gjithë ishulli është i dominuar nga ndërtimet e stilit barok, ndërthuruar me kopshte të pafundme sipas stilit italian. Kopshtet me lule arrijnë deri në 37 metra.

Shumë hyrje të pallateve të ishullit janë të hapura për vizitorët: dhoma të mobiluara luksoze dhe sallone të panumërt. Kopshtet e mbushura me lule dhe bimë ekzotike projektojnë efekte skenike.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com