Teknologji

Nuk do shpëtoni dot nga “turpërimi”, WhatsApp vjen me ndryshimin që nuk do ju pëlqejë aspak

Aplikacioni juaj i preferuar i mesazheve, WhatsApp po redukton funksionin e tij ‘unsend’.

Kështu, aplikacioni do të ndalojë së përpjekuri të fshijë mesazhet tuja të turpshme nga telefonat e përdoruesve të tjerë pas 13 orësh.

Platforma e mesazheve lejon përdoruesit të fshinin mesazhet, duke përfshirë GIF dhe videot, deri në një orë pas dërgimit të tyre. Por, tashmë nëse pajisja e marrësit do të jetë e fikur apo pa internet, pas 13 orësh dhe 8 minutash, mesazhet tuaja nuk do të fshihen.

Aplikacioni aktualisht shpenzon një kohë të pakufizuar duke u përpjekur për të fshirë mesazhet që ju jeni penduar që i keni çuar, por tashmë do të heqë dorë pas 13 orësh, tetë minutash dhe 16 sekondash.

Ndryshimi do të thotë se mesazhet nuk do të largohen nga telefonat e marrësve nëse pajisja do ishte e fikur gjatë asaj kohe, sipas WABetaInfo.

Pas afatit përfundimtar, përdoruesit e WhatsApp do jenë në gjendje të fshijnë mesazhin vetëm nga pajisja e tyre.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com