Uncategorized ZONA

Njerëzit e Bekim Jasharit rrahin asambleistët në Kuvendin e Skenderajt

Në bazë të informacioneve nga vendi i ngjarjes, në përleshjen që ndodhi sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ata që i kane sulmuar asambleistët janë truproja i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, Murat Mecini, asambleistët e përjashtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Azem Gashi e Musa Fazliu.

Në përleshjen në fjalë janë përfshirë shumë zyrtarë komunalë.

Po ashtu, burimet e KosovaLajm.net kanë treguar se në konflikt është i përfshirë edhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ramiz Shala e ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Lushtaku.

Përleshja fizike mes shumë asamblistëve e drejtorëve komunalë ka ndodhur sot, dhe përmes pamjeve shihet qartë në videon e mëposhtme nga minuta 37 e tutje.

“Dy nga ata që ishin në rrahje gjenden në polici, duke pritur të japin deklaratë. Akoma nuk është hapur rast”, ka thënë zëdhënsja e policisë rajonale të Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Më së shumti lëndime ka pësuar asamblisti i Inicitiatëvs 41000, Malsor Bejta.

Rojet e kryetarit të komunës, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin për Kulturë dhe Rini, Ramiz Shala, janë rrahur me disa asambleistë të Vetëvendosjes dhe të Iniciativës 41000.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com