ZONA

Një i verbër padit revistën ‘Playboy’ sepse nuk ka mundësi t’i ‘shohë’ modelet

Një njeri i verbër ka hedhë në gjyq revistën Playboy sepse faqja e tyre në internet nuk është e qasshme për ata me paaftësi për të parë.

Donald Nixon e ka bërë padinë kundër kompanisë duke thënë se kjo faqe e shkel ligjin e vitit 1990 për Amerikanët me Aftësi të kufizuara, pasi i shkel të drejtat e tyre.

Ai është ligjërisht i verbër dhe ka ngritur çështjen se të verbrit si ai nuk mund të shijojnë dhe të përdorin plotësisht këto produkte e shërbime të kompanisë.

Playboy.com dhe Playboy.shop nuk kanë shërbimet që i mundëson atij të lexojë në ekran përmes softverit , që do të thotë se ai nuk mund të ketë akses në përmbajtjen e sajtit duke kthyer tekstin në ekran në zë ose brail.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com