ZONA

Nëse e shihni dikë me tatuazh të tillë në gisht, ja çfarë do të thotë

Ky lloj i tillë i tatuazhit, të cilin mund ta shihni në gishtin e njerëzve në shtete të jashtme, është një traditë e vjetër nga Azia që ka origjinën në Kinë.

Ky tatuazh ndryshe quhet edhe “Lidhësja e Kuqe e Fatit”. Sipas legjendës, ata të cilët lidhen përmes këtyre tatuazheve janë të përcaktuar për t’u dashuruar në njërin-tjetrin.

Historia e këtij tatuazhi është e vjetër, për një mashkull të ri i cili po ecte i vetëm një natë vonë, dhe i cili e sheh një burrë të vjetër duke qëndruar vetëm nën ndriçimin e dritës së hënës.

Burri i vjetër e përshëndetë djaloshin dhe i thotë se është Yue Xia Lao. Duke biseduar, aty pranë kalon një vajzë e re. I moshuari i thotë djaloshit se të gjithë njerëzit që bëhen bashkë janë të lidhur nga fati, në formën e një lidhëse të kuqe në botën shpirtërore.

Më pas, Yue Lao bën me gisht nga vajza që po ecte dhe i thotë djaloshit: “Kjo vajzë është përcaktuar të bëhet gruaja jote”.

Duke qenë se djaloshi ishte i ri dhe nuk interesohej për vajzat, ai e kapi një guri dhe e gjuajti vajzën me të, duke e goditur dhe lënduar. Vajza ishte larguar duke qarë për shkak të dhimbjes.

Vite më vonë, djaloshi rritet dhe bëhet një burrë dhe prindërit vendosin ta martojnë duke i gjetur nuse.

Në natën e tij të martesës, nusja e tij e pret atë me fytyrë të mbuluar nga vello në mënyrë tradicionale. Kur ai ia hoqi vellon asaj, e sheh se në fytyrën e saj të bukur ka një shenjë.

Ai e pyet atë për shenjën dhe ajo i tregon se këtë e ka nga një djalë i cili e kishte goditur atë me një gur vite më parë. Më pas atij i kujtohet çfarë i kishte thënë plaku dhe i thotë asaj se ata ishin përcaktuar për t’u bërë bashkë, të lidhur sipas lidhëses së kuqe të fatit.

Kështu, ata vendosin të bëjnë tatuazh në gishtat e tyre në formë të një lidhëse të kuqe, për të treguar se ata ishin përcaktuar nga fati për të qenë së bashku.

Që nga atëherë, shumë njerëz e praktikojnë këtë dhe bëjnë tatuazh të tillë në gishtat e tyre, duke simbolizuar se ata janë të lidhur shpirtërisht me njëri-tjetrin.

Tradicionalisht, ideja e këtij tatuazhi nuk është e kufizuar vetëm tek partnerët romantik. Kjo lidhëse mund të shihet si një lidhëse e pathyeshme edhe për miqtë e ngushtë ose familjarët.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com