Teknologji

Në Kinë robotët ‘prindër’ po argëtojnë fëmijët

Në kopshtin e fëmijëve, 3-vjeçari Seven Kong  luan me bashkëmoshatartë por kur shkon në shtëpi ka një mik të veçantë.

Ai është një android i vogël me emrin BeanQ. Ata kalojnë shumë orë së bashku, me Seven që ‘bombardon’ me pyetje të vazhdueshme robotin.

 

 

“Kur ne jemi shumë të zënë, BeanQ mund të argëtojë fëmijën,”-tha nëna e Seven, Liu Qian nga Pekini.

Androidi i përgjigjet me fjalë dhe fraza të thjeshta, së bashku me një sërë emoji-sh që shfaqen në një ekran që shërben si fytyra e tij.

Ky robot ka për qëllim të jetë një edukator për fëmijën, duke i hequr një pjesë të barrës prindërve.

Pavarësisht ndonjë vështirësie të rrallë në njohjen e zërit, Liu tha se roboti nuk ka asnjë problem të ndërveprojë me 3-vjeçarin.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com