Uncategorized

Ndodh edhe kjo: Boksieri largohet nga ringu sapo bie gongu (Video)

Boksieri Curtis Harper është kritikuar nga trajneri i tij pasi ka lënë ringun menjëherë pasi ka rënë gongu, në shenjë proteste për pagesën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 30-vjeçari amerikan menjëherë u largua nga arena, sapo ra gongu për ndeshjen e tij kundër Efe Ajagba të Nigerisë në Mineapolis.

Trajneri Nate Campbell tha se ishte “skuqur” nga lëvizja e luftëtarit të tij.

“Ky njeri nuk e respektoi veten, gruan e tij, tifozët dhe mua”, tha Campbell në mediat sociale.

Ndërkaq gazetarja Jordan Hardy – e cila punon për Premier Boxing Champions, i cili po transmetonte luftën – ka thënë se Harper i tha asaj se largimi ishte për shkak të parave.

“Ai doli sepse ai nuk po paguhet sa duhet për të luftuar dhe se ai dëshiron respekt”, shkroi ajo në mediat sociale. /Telegrafi/

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com