Modë

Meghan Markle ka një problem të madh me miqtë e saj të ngushtë

Që nga momenti që ajo ka nisur një marrëdhënie me Princin Harry vitin e kaluar, jeta e Meghan Markle ka ndryshuar plotësisht.

Deri në atë pikë është transformuar jeta e saj, sa Meghan edhe me miqtë e ngushtë ka një tjetër sjellje.

Tashmë që Meghan është pjesë e familjes mbretërore është akoma më e vështirë që t’i besojë miqve të saj.

Sipas një burimi për “People”, Meghan ka humbur disa nga miqtë e saj më të mirë që nga momenti që ka futur këmbët zyrtarisht në pallatin mbretëror.

Ajo ka shumë të vështirë t’i besojë njerëzve.

Sigurisht që ky dyshim i Dukeshës së Sussex nuk prek mikeshën e saj të ngushtë, stilisten Jessica Mulroney, ose Priyanka Chopra e cila ka rikrijuar sërish fotot e fejesës së Meghan dhe Harryt me të fejuarin e saj, Nick Jonas. Disa raporte të vërteta që Meghan ka pasur nuk kanë ndryshuar, por disa të tjera nuk janë më të njëjtat. Fakti që tashmë ajo është një Dukeshë, e ka bërë Meghan të jetë dyshuese ndaj të gjithëve.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com