ZONA

Maqedoni, Gjykatësja i paralajmëroi të akuzuarit për “27 prillin” të mos i keqtrajtojnë dëshmitarët

Në fillimin e seancës për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017 kryetarja e Trupit gjykues, Dobrilla Kacarska ka paralajmëruar të gjithë të akuzuarit të ndalojnë të keqtrajtojnë dëshmitarët dhe t’u lajmërohen dhe kërkojnë takime me ta. Gjykatësja Kacarska ka paralajmëruar se ajo është vepër penale dhe i nënshtrohet sanksioneve.

Në gjykatë ka dëshmuar Vllatko Naumovski, i cili në pyetjen e prokurores Villma Ruskoska tha se ka qenë ndihmës komandant në Njësinë për intervenim të shpejtë.

Në pyetjen se kush e ka bërë planin operativ të Njësisë për sigurim të protestave, tha se ai është përgatitur çdo ditë në koordinim me shtabin.

“Unë kam qenë ditën e kaluar në punë dhe e kam përgatitur planin, ndërsa oraret për pjesëtarët e angazhuar i bëjnë krerët e njësive bazë”, ka thënë dëshmitari.

Ai shtoi se kërkesa për angazhim të aksionit operativ Platforma ka arrit përmes sektorit për operacion special policor, ndërsa në atë kohë shef i sektorit ka qenë Mitko Peshev.

“Kontakt direkt me Peshevin nuk kam pasur, jemi dëgjuar në telefon para përfundimit të kohës së punës lidhur me angazhimet e tjera për ditën e ardhshme. Më thanë se në SPB – Shkup ka paralajmërim për ndeshje në hendboll dhe se do të ketë kërkesë për këtë, por se të njëjtën do ta dakordojnë me përgjegjësin për ditën e ardhshme, pasi unë kam qenë i lirë”, ka thënë dëshmitari.

“Rreth orës 18:30 më është paraqitur komandanti Marijan Petkovski dhe më ka informuar se për momentin në protestën para Kuvendit po vijon prishja e rendit publik dhe qetësisë dhe më tha që sipas mundësisë sa më shpejt të jetë e mundur të shkoj në vendngjarje dhe ta informoj për situatën dhe t’u ofroj ndihmë kolegëve atje”, tha dëshmitari.

Si dëshmitarë në seancën e sotme janë ftuar edhe Marijan Petkovski, Goran Gjorgjievski dhe Sasho Tërpevski.

Për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 akuzohen 33 persona, 31 nga të cilët përgjigjen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit, ndërsa dy për nxitje.

Mes të akuzuarve më shumë janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim në Kuvend, aktorë dhe qytetarë. Ata para gjyqit thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com