ZONA

Ky është sekreti që një çift mos të ndahet

Kultivimi aktiv i një martese të shëndetshme është një proces që mund të ndihmojë një marrëdhënie të jetë afatgjatë.

Ja  këshilla kryesore nga terapistët e çifteve që mund t’ju ndihmojë të siguroheni se martesa juaj të jetë e fortë:

Sigurohuni që i keni dhënë mjaftueshëm suport njëri-tjetrit

Një lidhje, sipas intv.al  pa suportin e njëri-tjetrit nuk ka më jetë. Kjo është ndër këshillat më të vlefshme për një çift, sepse ndërtimi i duhur i një marrëdhënieje të shëndetshme është përkrahja emocionale. Mos harroni, se gjërat e tjera nuk kanë kaq shumë rëndësi, sa suporti që duhet t’i jepni njëri-tjetrit. Vlerësojeni punën e tij, ose asaj dhe jepini mbështetjen tuaj maksimale.

Përgjegjësia emocionale është një parashikues i mirë se sa i fortë do të jetë martesa, është absolutisht thelbësore që partneri juaj të ndihet i sigurt në martesë. Pranoni përpjekjet për vëmendje dhe ngrohtësi.

Në këtë mënyrë do shmangni edhe tradhtinë, pasi nuk ka më nevojë që të gjejë ngushëllim te dikush tjetër. Ju jeni mjaftueshëm për njëri-tjetrin.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com