Modë

Këto janë “torturat” mbretërore që Meghan duhet të kalojë gjatë shtatzënisë

Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen prindër të një fëmijë në verën e vitit tjetër. Të gjithë janë shumë të gëzuar, por ja që jo çdo gjë do të jetë qejf për ta, e veçanërisht për Meghan.

Ajo duhet të ndjekë një protokoll strikt dhe shumë të rreptë.

Në fund të fundit, tashmë është pjesë e familjes mbretërore, si mund të ishte ndryshe?

Nuk do të ketë baby shower – Kjo është një festë shumë e përhapur në Amerikë dhe që po bëhet gjithmonë e më shumë popullore edhe në Europë. Familja mbretërore e cilëson si vulgare dhe nuk ka për të realizuar një të tillë. Veç kësaj, baby shower realizohet edhe për të mbledhur dhuratat për fëmijën, por Meghan dhe Harry jetojnë në familje me të ardhura të mira, ndaj nuk do të kenë nevojë për dhurata.

Nuk do të udhëtojë – Pjesa më e madhe e kompanive ajrore nuk lejojnë gratë shtatzënë të fluturojnë deri në një farë niveli të shtatzënisë, por për pjesëtarët e familjes mbretërore, jo vetëm fluturimet me avion, por edhe çdo lloj udhëtimi tjetër në distanca të largëta është i ndaluar.

Meghan do të ketë një ushtri që do ta ndihmojë të lindë – Dukesha e Kembrixhit do të ketë një ekip mjekësor të përbërë nga dy mjekë obstetër, tre mami, tre anestezistë, katër anëtarë të ekipit kirurgjikal, dy pjesëtare të stafit të kujdesit të veçantë, katër pediatër, një teknik laboratori për analizat e gjakut dhe tre ose katër menaxherë. Ata do të takohen gjithmonë një herë në muaj për të diskutuar për shtatzëninë.

Gjinia e fëmijës do të mbahet e fshehtë – Kështu ka ndodhur edhe me fëmijët e Kate dhe William. Askush nuk ka treguar për gjininë e tyre, deri në momentin që foshnjat kanë ardhur në jetë.

Mbretëresha do të jetë e para që do të marrë vesh lindjen e fëmijës – Nëse mamaja e Meghan mendon se do të jetë e par që do të mësojë kur të vijë në jetë vogëlushi-vogëlushja, duhet ta mendojë mirë. Dihet që Mbretëresha është para të gjithëve.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com