ZONA

Kërkon një milion euro kompensim, pasi kaloi padrejtësisht 17 vjet në burg – ka ngjashmëri shumë të madhe me kryerësin e grabitjes (Foto)

Një burrë që kaloi 17 vjet prapa grilave, për grabitjen që e bëri një tjetër me ngjashmëri të madhe me të, po kërkon të kompensohet me një milion euro.

Richard Jones është dënuar gabimisht gjatë vitit 1999, pasi një tjetër vodhi një telefon përjashta një qendre tregtare në Missouri të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët e përshkruan kryerësin si ‘hispanik ose afro-amerikan me lëkurë të zezë, të hapur’ që kishte ‘flokë të gjata, të kapura gërshet’.

Richard Jones

Rick Amos

Megjithëse Jones kishte alibi, pasi ishte në shtëpinë e të dashurës në atë kohë, viktima e identifikoi si grabitës. Atë e dënuan me 19 vjet, pasi kishte vepra tjera penale dhe po mbrohej në liri.

Disa herë kishte kërkuar rigjykim, por gjykata e lëshoi pas 17 vitesh pasi ekipi nga Innocence Project, e zbuloi kryerësinë Rick Amos, që ka ngjashmëri shumë të madhe më të.

E tëra filloi, pasi të burgosurit i thoshin Jones, për ngjashmërinë e madhe që kishte me Amos, ndërsa i tregonin fotografitë ku duket thuajse identik.

Madje, imazhet ia kishin dërguar edhe viktimës, por ajo më nuk mund të dallonte ngjashmërinë. Mësohet se Amos nuk do të dënohet, pasi ka kaluar kohë e gjatë nga grabitja.

Kryerësi Amos

Jones në profil

Vajzat e Jones, 24 dhe 19-vjeçare, që u rritën larg babait të burgosur, kanë paraqitur kërkesë në një gjykatë të Kansas dhe po kërkon dëmshpërblim prej një milion eurove, si dhe të shpallet i pafajshëm.

“Për 17 vjet sa kreu një burg pa nevojë, Jones ka humbur shumë dhe i duhet një fillim i freskët. Por, nuk mund të rimëkëmbet pa një asistencë të fuqishme. Mjetet i nevojiten, që ta ndërtojë jetën dhe të ketë një familje të kompletuar” shkruan në kërkesë.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com