Teknologji

Huawei do të sjellë smartfonin e palosshëm e me katër kamera në 2019-ën

Gjatë një interviste presidenti i ‘Consumer Business Group’ në Europë për Huawei, Walter Ji, ka treguar disa nga zbulimet që kjo kompani planifikon t’i sjellë gjatë vitit të ardhshëm.

Së bashku me smartfonin e palosshëm e me rrjet 5G që kjo kompani do ta zbulojë në fillim të 2019-ës. Ajo gjithashtu po planifikon një telefon me katër kamera nga pas i cili është i aftë të afrojë deri në 10x e me kualitet të mirë, transmeton Koha.net.

Huawei pranon se Samsung ishte i pari që zbuloi smartfonin me katër kamera ‘quad-camera’ me Galaxy A9, por Huawei mendon se do ta bëjë më të mirë.

E për ta bërë këtë garë në mes tyre edhe më të ashpër, Huawei thotë se kamera e tyre do të jetë e aftë që të afrojë deri në 10 herë, 10x zoom.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com