ZONA

Gruaja e Arkanit, Ceca, provokon duke mbajtur koncert në veri të Mitrovicës

Ceca Raznatoviq do të mbajë koncert në veri të Mitrovicës të shtunën nga ora 12.
Këngëtarja serbe Ceca Raznatoviq do të mbajë koncert në veri të Mitrovicës të shtunën nga ora 12, ka bërë të ditur portali serb “Telegraf”.

Në prag të udhëtimit për në Kosovë, Ceca ka zbuluar pritshmëritë e saj para koncertit.

“Si në çdo koncert deri më tani. Kam marrë një thirrje, e shihni se as nuk është reklamuar koncerti ose diçka e tillë. As në media nuk është raportuar se do të këndoj, as unë nuk e dija. Kam marrë një thirrje dhe e kam pranuar”, tha ajo.

“Fatmirësisht, këtë të shtunë jam e lirë, përndryshe jam shumë e angazhuar, e dini edhe ju. Andaj, me gjithë zemër e kam pranuar pjesëmarrjen dhe jam shumë e lumtur dhe mezi pres. Nuk e mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në Mitrovicë”, theksoi Ceca.

Këngëtarja ka thënë se nuk ka frikë nga ngjarjet e fundit në Kosovë.

“Nëse do të kisha frikë, nuk do të pranoja koncertin”, u përgjigj ajo duke dërguar edhe një mesazh për serbët në Kosovë.

“Vetëm bashkimi e shpëton Serbinë. Dua që ata të jenë të bashkuar. Situata është e tillë që është dhe unë pres përfundim pozitiv, në çfarëdo rasti. Kurrë nuk kam qenë pesimiste, nuk do të jem as tani”, përfundoi ajo

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com