ZONA

Familja Dobra thonë se vajza u kthye shëndoshë e mirë në shtëpi, nuk japin detaje rreth zhdukjes

Arbnora Dobra nga Skenderaj, e raportuar ditë më parë si e zhdukur por që ishte lajmëruar nga shteti fqinj i Maqedonisë, i është kthyer familjes së saj në Kosovë. Këtë e kanë bërë të ditur Policia e Kosovës si dhe familjarët e 22-vjeçares.

Vëllai i saj Driloni, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se motra e tij është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.

“Falenderimi i takon ALLAHU-T te madherishem qe motra ime Arbnore Dobra u gjinde shendosh e mire, ne familja Dobra falenderojme policine e Kosoves dhe te gjitha organet kompetente qe ne asnje minute nuk kan rreshtur se punuari ne menyre profesionale gjitheashtu falenderojme miqet , shoket dhe krejt dashamiret qe ndane kete dhimbje me ne , falenderim i vecante shkon edhe per shoket nga Maqedonia per ndihem e ofruar nga ta . Me respekt familja Dobra”, ka shkruar vëllai i Arbnores, Driloni.

Gjatë javës policia raportoi se kishin gjetur gjurmët e vajzës. Ajo kishte kaluar legalisht kufirin dhe gjendej në njërin nga shtetet fqinje.

Ndërsa, sot policia ka konfirmuar se ajo i është kthyer familjes.

“Ajo sot u kthye me vetëdëshirë pranë familjes. Nuk ka ndonjë presion, rrëmbim apo diçka të ngjashme. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti,

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com