ZONA

Dorëzon mandatin deputeti i PDK’së, Nezir Çoçaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Nezir Çoçaj ka njoftuar se nga dita e sotme e ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Arsyet, sipas tij, janë personale – kanë të bëjnë me çështje profesionale.

Çoçaj ka falënderuar strukturat e partisë, anëtarët dhe përkrahësit e tij.

Njoftimin për dorëzimin e mandatit të deputetit ai e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Çoçajt në Facebook:

Njoftoj qytetaret se nga dita e sotme kam dorezuar mandatin e DEPUTETIT.
Arsyet jane personale ( ka te beje me ceshtje profesionale).
Po ashtu, falenderoje strukturat e partise, anetaret, perkrahesit dhe simpatizantet per mbeshtetjen e sinqerte te tyre.
Shpresoje shume qe te mos kem zhgenjyer shume nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjehere t’ju lendoje me veprimet e mija, gjegjesisht me mosveprimet.
Respekt te pafund per ju!

t

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com