ZONA

Doktorët e thyejnë mitin: Ndryshimi i motit nuk ndikon në dhimbjen e nyejve

Njerëzit shpeshherë ua atribuojnë dhimbjet e tyre motit të keq – dhe kjo ka ndodhur me shekuj të tërë – por në realitet, një lidhje e tillë nuk është asgjë tjetër pos një mit.

Rreth 2.500 vite më parë grekët kishin treguar për një lidhje mes dhimbjes dhe motit, ndërsa shkencëtarët e Universitetit të Harvardit kanë dëshmuar se nuk ka dëshmi shkencore prapa këtij fenomeni, transmeton Telegrafi.

Studimi

Hulumtuesit kanë shikuar detajet 11 milionë vizitave te doktorët të cilat i kanë bërë më shumë se 1.5 milionë pacientë amerikanë mes viteve 2008 dhe 2012, për të parë nëse ka ndonjë ndërlidhje mes reshjeve të shiut dhe numrit të pacientëve që kanë raportuar për dhimbje të nyejve apo të shpinës.

Sidoqoftë, ata nuk kanë gjetur ndonjë ndërlidhje mes këtyre dyjave.

“Me këtë sasi të madhe të të dhënave, nëse do të kishte ndonjë rritje të dukshme në dhimbje, ne do të kishim gjetur edhe dëshmitë më të vogla, por nuk kemi gjetur. I kemi analizuar të dhënat në mënyra të ndryshme, por nuk kemi parë ndonjë lidhje mes reshjeve të shiut dhe vizitave te doktori për dhimbje të shpinës apo nyejve. Pra, dhimbja e nyejve dhe shpinës nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e motit”, ka treguar autorja e këtij studimi, Anupam Jena.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com