Kuzhinë

Çka është tofu (dhe si ta bëni “të ngrënshëm”)

Si bëhet tofu, përse ky artikull është i shëndetshëm dhe si ta përgatitni që të jetë i shijshëm…

Ata të cilët nuk hanë mish kanë shumë alternativa në dispozicion. Ndër ato alternativa, tofu është njëra ndër më të shpeshtat, transmeton Telegrafi.

Pothuajse është e zakonshme që në meny të restoranteve, por nuk është më gjë e rrallë as në rafte të marketeve.

Për ata që nuk kanë njohuri, në të vërtetë, tofu në shikim të parë duket si masë e padefinuar me prejardhje të dyshimtë, por e ndjek dukshëm pothuajse reputacioni jo fer i produktit “të pangrënshëm”. Mirëpo, nëse është i përgatitur në mënyrë të drejtë, mund të jetë edhe shumë i shijshëm, përveç që është mjaft i shëndetshëm.

Tofu është djathë i bërë nga soja, i cili punohet me mpiksjen e proteinave të sojës.

Përgatitja e tofus fillon me bluarjen e kokrrave të njoma të sojës, të cilat pastaj përzihen me ujë dhe zihen për të përftuar qumësht soje. Përbërja kullohet, ndërkaq në të pastaj shtohen aditivë (më së shpeshti klorur magnezi ose kalcium-sulfat), të cilat bëjnë formimin e djathit. Produkti përfundimtar është – tofu.

Praktikisht tofu nuk përmban yndyra dhe ka shumë pak kalori, mirëpo është burim i shkëlqyeshëm i proteinave. Dhe “kurrfarë” shijeje, vetvetiu.

Si ta bëni tofun “të ngrënshëm”? Mënyra më e thjeshtë është që ta piqni.

Tofu i pjekur

Për të qenë më i shijshëm, tofun para pjekjes mund shkurtimisht ta zieni në ujë në të cilin duhet të shtoni erëza të cilat i preferoni, por edhe ta marinoni disa orë në përzierje të vajit dhe erëzave sipas shijes suaj. Pastaj fetat e holla të tofus radhisni në tepsi të lyer pak dhe piqni rreth njëzet minuta në furrënë temperaturë 180 gradë.

Para pjekjes, për shije më intensive, mund ta lyeni me mustardë apo t’i qitni salcën të cilën e dëshironi.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com