ZONA

Burri shpërndan foton e të shoqes dhe të bijës brenda arkivolit, ka një arsye të fortë

Një baba, me zemër të thyer ka publikuar në rrjetet sociale fotot e funeralit të bashkëshortes së tij dhe të bijës së mitur, të cilat ndërruan jetë pasi u përplasën për vdekje nga një shofer kamioni, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në fotot e Zach Kincaid, të cilat janë bërë më 26 shtator, duket bashkëshortja e tij 29 vjeçare, Krystil Kincaid dhe vajza e vogël, të cilën kishin menduar ta quanin Avalynn Onix, brenda në arkivol.

Përbri fotove ai shkruan:

Një shofer i dehur, i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë në vendin e gabuar, më shkatërroi familjen sa hap e mbyll sytë.

Për shkak se e shoqja ishte 8 muajshe shtatzënë me të voglën, autori i ngjarjes, 28-vjeçari Marcos Forestal, nuk do të përgjigjet para drejtësisë për vrasjen e vajzës.

I shkatërruar, babai shtoi:

Dënimi maksimal për vrasjen e sime shoqeje dhe time bije është 10 vjet. Në shtetin e Kalifornisë, sipas gjyqtarëve, kjo nuk ishte një vrasje me paramendim, për më tepër, cilësohet aksidentale. Por si mund të jetë ndryshe kur ti je tapë i pirë dhe drejton një automjet? Për më tepër, ai nuk do të dënohet për vrasjen e time bije, e cila më 9 tetor dot ë vinte në jetë dhe ishte tashmë një fëmijë i formuar më së miri në barkun e së ëmës”.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com