ZONA

Besojeni ose jo, kënga ‘Bonnie&Clyde’ nga Mozzik dhe Loredana ka arritur kaq klikime

Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të dashura nga publiku.
Para dy muajve, çifti sollën projektin e parë të përbashkët të titulluar “Bonnie&Clyde”, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë u prit tejet mirë nga fansat e dyshes e që tashmë ka mbledhur afro 30 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube.

Këtë e bëri të ditur vetë reperi ferizajas, i cili ndau një postim me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“30 milionë, Youtube”, shkruan ai.

Përndryshe, Mozzik dhe Loredana së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com