ZONA

A do të shkojë Teuta në dasmën e Bleros dhe Afronës? Përgjigjet aktorja

Teuta Krasniqi është një ndër artistet e njohura, e cila përmes roleve të ndryshme ka arritur të fitojë zemrat e shumë njerëzve. Teuta, edhe pse nënë e dy vajzave, është mjaft e zonja në profesionin e saj, të cilin e bën me përkushtim.

Teuta ka treguar se është duke punuar në xhirimet e serialit të saj të parë në të cilin do të jetë producente, por edhe aktore. Ajo tregoi se seriali do të jetë i zhanrit dramë dhe për temë ka jetën e adoleshentëve në Kosovë. Ajo tha se planet janë që për muajin janar seriali të fillojë transmetimin.

Krahas jetës profesionale, aktorja Krasniqi foli edhe për jetën private. Ajo mohoi spekulimet se është shtatzënë, derisa tha se vajza e saj e madhe, Tara po lypë vëlla.

“Mami nuk ka kohë për vëlla, as për motër”, tha ajo duke qeshur, sepse tha që ka shumë obligime.

Ndërsa, e pyetur se a do të shkojë ajo në dasmën e Bleros dhe Afronës vitin tjetër, nëse i vjen një ftesë e tillë, Teuta u shpreh se nëse Afrona bën kanagjeq po, e ndërsa për dasmë një veprim i tillë, sipas saj do të kishte qenë i çuditshëm dhe nuk do të kishte qenë i këndshëm për askënd.

“Nëse bën kanagjeq me qef shkoj, sepse unë kom mendim shumë t’mirë për Afronën. Mirrna vesh me Afronën i thom nëse bon kanagjeq aty jom e për dasmë mendoj që është për miqë e familjarë”, tha Teuta, duke shtuar se mjafton që Tara ka me qenë në dasmë dhe tha se beson që do të jetë e lumtur, pasiqë ka raporte të mira me Afronën. Teuta Krasniqi është e martuar me Adonis Morinën, me të cilin ka vajzën e vogël, Kaia-n, ndërsa, vajzën e madhe, Tarën e ka me këngëtarin, Blero Muharremin.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com