ZONA

19 vjeçja e shet trupin në internet për të mbledhur fonde për ta ndihmuar nënën

E rritur në familje mesatare, ajo ka shkruar se nuk mund të grumbullojë para të mjaftueshme për kancerit e së ëmës kështu që ka treguar se e ka ‘qitur veten në shitje’.

Cao Mengyuan ka shkruar se operacioni kërkon 41 mijë paund dhe tani po kërkon ‘blerësin’ me shumën më të madhe dhe ai do të mund të vendosë së çfarë do të kërkoj në këmbim.

Burime pranë ‘MailOline’ kanë treguar se një adoleshentja ka pranuar një ‘ofertë bujare’ duke grumbulluar të tëra paratë por që s’është bërë e ditur se çfarë do të kërkojë personi nga Cao.

E ëma e saj është diagnostifikuar me kancer të lëkurës dhe mjekët kanë thënë se operacioni është rrugëdalja e vetme për të shpëtuar.

Postimi është shpërndarë me mijëra herë dhe ka marrë komente ku shumica kishin shprehur përkrahjen për të.

Nëna e Caos është shtruar në spital dhe pritet t’i nënshtrohet operacionit në muajt në vazhdim.

 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com